Shtohet ankthi për gruan shqiptare në Greqi, e cila u zhduk pa gjurmë që nga 12 gushti

Kronikë e zezë

Shtohet ankthi për gruan shqiptare në Greqi, e cila u zhduk pa gjurmë që nga 12 gushti

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 16:06
Antonia Nikolla

Po shtohet ankthi për Antonia Nikollën, shqiptaren 27-vjeçare, nënë e katër fëmijëve, gjurmët e së cilës humbën në 12 gusht në Heraklion. Sidoqoftë, informacionet e fundit në lidhje me zhdukjen e 27-vjeçarit janë interesante, shkruajnë mediat greke.

Sipas ekriti.gr, deklaratën e zhdukjes në Polici e ka bërë burri i saj, me të cilin ka kontaktuar për herë të fundit, pasditen e 12 gushtit.

Ajo është nënë e katër fëmijëve me origjinë nga Shqipëria, por së fundmi ka jetuar pa fëmijët e saj.

Një burim informacioni tha për ekriti.gr se 27-vjeçarja i la një shënim burrit të saj, duke i shkruar personalisht. Informacioni thotë se 27-vjeçarja Antonia Nikolla nuk mori asgjë me vete kur doli nga shtëpia.

Karakteristikë e gruas është një tatuazh që ajo ka si çelës. Ndërsa është dhënë alarmi për zhdukjen e shqiptares 27-vjeçare, Policia po kërkon ndonjë provë që mund të hedhë dritë mbi rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat