Aksident pas mesnate, plagosen 6 femra që udhëtonin në një makinë

Kronikë e zezë

Aksident pas mesnate, plagosen 6 femra që udhëtonin në një makinë

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 08:44
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmë në Krujë në Derven rreth orës 00:10, ku një aksident tip “Audi” me drejtues shtetasin me iniciale E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen me iniciale O.S.

Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset me inciale: O.S., 30 vjeçe, S.O., 50 vjeçe, V.B., 20 vjeçe, Sh.B., 46 vjeçe, A.B., 21 vjeçe dhe A.V., 33 vjeçe.

Mësohet se të lënduarat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat