Policia e Kosovës sulmohet nga disa shtetas të Shqipërisë pasi u ndaluan për mos respektim të masave anti-COVID

Kronikë e zezë

Policia e Kosovës sulmohet nga disa shtetas të Shqipërisë pasi u ndaluan për mos respektim të masave anti-COVID

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 10:15
Ilustrim

Mbrëmë pas orës 22:00 janë sulmuar fizikisht disa pjesëtarë të policisë së Kosovës në Fushë Kosovë.

Më kë të rast, policia njoftoi se, janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull dhe dy femra që të tre shtetas të Shqipërisë, pasi kanë sulmuar dy zyrtarë policor derisa kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare – zbatim të vendimit të Qeverisë së RKS-së lidhur me pandeminë.

“Si pasojë, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Po ashtu tretman mjekësor i është ofruar edhe të dyshuarve”, thuhet në raportin ditor të policisë së Kosovës për 24 orët e fundit.

Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull është dërguar në mbajtje për 48 orë, kurse të dyshuarat femra janë liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat