Krujë: Perplaset Audi me Benzi, e Pezho, 7 përfundojnë në spital

Kronikë e zezë

Krujë: Perplaset Audi me Benzi, e Pezho, 7 përfundojnë në spital

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 10:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident ka ndodhur në Krujë, ku mjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E.M., është përplasur me mjetin tip “Benz” dhe me mjetin tip “Pezho” me drejtuese shtetasen O.S.

Ku si pasojë kanë mbetur të lënduar drejtuesja dhe pasagjerët në mjetin tip “Pezho” shtetaset O.O, 30 vjeçe, S.O, 50 vjeçe, V.B, 20 vjeçe, Sh.B, 46 vjeçe, A.B, 21 vjeçe dhe A.V, 33 vjeçe, të cilat pasi kanë kryer kontrollin shëndetësor në spital janë larguar për në banesë.
Ngjarja është regjistruar ditën e sotme rreth orës 00:10. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat