Aksident në Ferizaj, vdes një femër

Kronikë e zezë

Aksident në Ferizaj, vdes një femër

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 14:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Në një aksident trafiku të ndodhur sot, 21.08. 2020 rreth orës 07:45 minuta në rrugën ,,Rexhep Bislimi” në Ferizaj, një person ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raporteve të para, ngasësi i automjetit Opel Combo, me targa lokale, E.K.. ( M/Shtetas i Republikës së Kosovës, 20 vjeç), nga pakujdesia, me anësoren e djathtë godet këmbësoren SH.J. (F/Shtetase e Republikës së Kosovës 64 vjeçare) , me ç’rast e njejta pëson lëndime të rënda trupore.

E lënduara është dërguar fillimisht në emergjencë dhe pastaj në QKUK Prishtinë për tretman mjekësor ku rret orës 13:30 min, nga mjeku kujdestar kemi pranuar informatën se nga lëndimet e pësuara viktima ka ndërruar jetë.

Trupi i pajetë i viktimës,me urdhër të Prokurorit të shtetit dërgohet për obduksion, ndërsa ngasësi i automjetit është ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat