Mitrovicë: Vajza sulmon nënën me mjet të mprehtë

Kronikë e zezë

Mitrovicë: Vajza sulmon nënën me mjet të mprehtë

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 15:42
Policia

Në Mitrovicë të Jugut është arrestuar e dyshuara femër, e cila kishte sulmuar me një mjet të mprehtë nënën e saj duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Burimet brenda policisë bëjnë të ditur se kjo ndodhi pas një mosmarrëveshjeje familjare dhe se lëndimet e nënës janë minimale.

Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe është liruar, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat