Makina merr flakë në ecje, ja si është gjendja e shoferit

Kronikë e zezë

Makina merr flakë në ecje, ja si është gjendja e shoferit

Më: 21 gusht 2020 Në ora: 17:22
Foto Ilustrim

Një makinë tip Renault u shkrumbua nga flakët në lagjen e re të qytetit të Bulqizës rreth orës 15:00 të kësaj të premteje.

Sipas policisë shkak i djegies së mjetit veturë është bërë një shkëndijë elektrike. Fatmirësisht drejtuesi i veturës ka arritur të dalë shpejt nga makina, duke mos pësuar asnjë lëndim.

Është dashur ndërhyrja e mjetit zjarrfikës për të shuar flakët, ndërsa mjetit i kanë mbetur vetëm elementët metalik.

Djegia e mjeteve në rrugë është bërë e zakonshme në vendin tonë ku çdo ditë ka raste të tilla, ndërsa autoritetet raportojnë se shkak bëhen shkëndijat elektrike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat