Arrestohet një femër në Gjakovë, nuk përfilli urdhrin e policisë

Kronikë e zezë

Arrestohet një femër në Gjakovë, nuk përfilli urdhrin e policisë

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 10:10
Foto ilustrim

Një femër është arrestuar në Gjakovë. Ajo u arrestua meqë nuk kishte përfillur urdhrin e policisë.

Madje siç thuhet në raportin 24 orësh, ajo kishte ofenduar policët.

Mirëpo me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

E gjithë kjo ngjarje kishte ndodhur në paraditen e së premtes në Shesin “Vëllezërit Kryeziu” në Gjakovë.

“Sheshi “Vëllezërit Kryeziu”, Gjakovë 21.08.2020 – 09:15. Është arrestuar e dyshuara femër, pasi që e njëjta nuk ka përfillur urdhrin e zyrtarit policor dhe më pas ka fyer dhe ofenduar zyrtarët policor. Me vendim të prokurorit, e dyshuar është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat