Organizoi aheng për ditëlindje, policia konfiskoi dy armë zjarri

Kronikë e zezë

Organizoi aheng për ditëlindje, policia konfiskoi dy armë zjarri

Më: 22 gusht 2020 Në ora: 11:05
Foto ilustrim

Policia dje kishte sekuestuar dy armë pas një kontrolle në Nashec të Prizrenit, pasi kishin marrë informata se kishte të shtëna tek shtëpia e një të dyshuari, i cili kishte deklaruar se pati organizuar aheng për ditëlindjen e tij.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë pneumatike, ndërse tek i dyshuari i dytë që kishte qenë prezent aty është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me katër fishek. Në cilësi të provave materiale është sekuestruar edhe DVR i kamerave të sigurisë”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat