Plaçkitje e armatosur në një supermarket në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plaçkitje e armatosur në një supermarket në Prishtinë

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 06:19
Foto ilustrim

Një plaçkitje e armatosur ka ndodhur të shtunën në një supermarket në Prishtinë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 22 e 20, në Lagjen  Spitalit.

Një dëshmitar i rastit i ka thënë, se pak para mbylljes një person i armatosur ka hyrë në marketin “MAXI” dhe duke kërcënuar me armë zjarri, ka marrë paratë dhe ka ikur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe po merren me rastin.

Deri me tani nuk ka ndonjë informacion zyrtar.

Media ka tentuar të flasë me policinë, por momentalisht nuk ka marrë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat