Shtatë persona u përfshinë në përleshjen që la të vdekur një person, detajet e policisë për rastin në Drenas

Kronikë e zezë

Shtatë persona u përfshinë në përleshjen që la të vdekur një person, detajet e policisë për rastin në Drenas

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 11:30
Foto ilustrim

Një mosmarrëveshje në mes të shtatë personave ka përfunduar me vrasje, mbrëmjen e së shtunës në fshatin Nekoc të Drenasit

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se pas mosmarrëveshjes në mes të tre të dyshuarve dhe katër viktimave, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas policisë, një person është plagosur nga arma e zjarrit ndërkaq tre të tjerë janë lënduar nga mjetet e mprehta.

“I plagosuri nga arma e zjarri, nuk u ka mbijetuar plagëve, ndërsa viktima tjera janë jashtë rrezikut për jetë”, ka bërë të ditur policia.

Të dyshuarit janë në arrati, ndërkaq në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja.

“Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar gëzhoja. Të dyshuarit gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thekson policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat