Fushë-Kosovë: E rrëmbejnë e më pas e plagosin me armë zjarri

Kronikë e zezë

Fushë-Kosovë: E rrëmbejnë e më pas e plagosin me armë zjarri

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 11:47
Foto ilustrim

Dy persona po dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri një person të cilin e kishin rrëmbyer

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në fshatin Bresje të Fushë-Kosovës, njofton policia.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kanë rrëmbyer viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin e kanë plagosur me armë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Është bërë e ditur se viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Viktima është dërguar në QKUK  për tretman mjekësor. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, ka bërë të ditur policia

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat