Një person rrëmbehet dhe plagoset në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Një person rrëmbehet dhe plagoset në Fushë Kosovë

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Një person është rrëmbyer dhe më pas është plagosur nga dy persona në fshatin Bresje të komunës së Fushë Kosovës.

Policia e Kosovës njofton se rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes.

“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kanë rrëmbyer viktimën mashkull kosovar dhe të njëjtin e kanë plagosur me armë.”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor dhe lidhur me rastin është njoftuar Prokurori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat