Ngjarje e rëndë në Skenderaj, 7 vjeçarja vdes pas goditjes nga makina

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Skenderaj, 7 vjeçarja vdes pas goditjes nga makina

Më: 23 gusht 2020 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Drenicë.

Një fëmijë është goditur për vdekje në fshatin Kllodernicë të komunës së Skenderajt.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

“Një 7 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Kllodernicë të Skenderajt”, ka thënë ai, duke treguar se janë informacione fillestare që kanë marrë.

Derisa rasti po hetohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat