Burri nga Mitrovica i dehur ushtron dhunë ndaj gruas, fëmijëve dhe prindërve

Kronikë e zezë

Burri nga Mitrovica i dehur ushtron dhunë ndaj gruas, fëmijëve dhe prindërve

Më: 24 gusht 2020 Në ora: 11:24
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një qytetar nga Mitrovica, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë psikike dhe fizike në familjen e tij.

Nën ndikimin e alkoolit, ai fillimisht ka ushtruar dhunë psikike ndaj gruas dhe fëmijëve, e më pas ka sulmuar fizikisht edhe prindërit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar  pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve e me pas ka sulmuar fizikisht prindin e tij viktimën mashkull kosovar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat