Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë dërgohen në QKUK

Kronikë e zezë

Aksident në Prishtinë, dy këmbësorë dërgohen në QKUK

Më: 25 gusht 2020 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni mes një automjeti dhe dy këmbësorëve ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti ka konfirmuar se si pasojë e aksidentit dy këmbësorë janë lënduar.

“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Dëshmorët e Kombit në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku në mes një automjeti dhe dy këmbësorëve. Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy këmbësorët, të cilet janë dërguar në kliniken emergjente në QKUK, për trajtim mjekësor. Me rastin po merret njësiti i komunikacionit”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat