Aksident në Viti, lëndohen dy persona

Kronikë e zezë

Aksident në Viti, lëndohen dy persona

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Dy persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në trafik.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të martën rreth orës 02:35 në rrugën “Florim Maliqi”, në Kllokot-Viti.

Siç thuhet tutje në raport, viktimat janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë lëndime trupore ka pësuar drejtuesi dhe pasagjeri të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim të nevojshëm mjekësor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat