37 aktakuza brenda 24 orësh nga Prokuroria e Shtetit

Kronikë e zezë

37 aktakuza brenda 24 orësh nga Prokuroria e Shtetit

Më: 26 gusht 2020 Në ora: 12:28
Foto ilustrim

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore, janë ngritur tridhjeteshtatë (37) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjithashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar tetëmbëdhjetë (18) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar trembëdhjetë (13) persona të dyshuar, po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit për dy (2) persona të dyshuar, si dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tre (3) persona të dyshuar dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për një (1) person të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza, kundër shtatë (7) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave për vepra të ndryshme penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat