Policia i shkoi në shtëpi pasi po dhunonte gruan, por kontrolli në banesë fundos më keq shqiptarin

Kronikë e zezë

Policia i shkoi në shtëpi pasi po dhunonte gruan, por kontrolli në banesë fundos më keq shqiptarin

Më: 29 gusht 2020 Në ora: 17:57
ilustrim

Një shtetas shqiptar 30 vjeçar u arrestua nga policia italiane për një sërë akuzash. Të enjten, forcat e policisë në Ravenna ndërhynë në shtëpinë e tij pas një mosmarrëveshje të ashpër familjare midis bashkëshortëve.

Pasi qetësia u rivendos, agjentët kontrolluan shtëpinë e të rinjve, duke gjetur dhe sekuestruar 285 gram bruto kokainë, një revolver i kalibrit Smith & Wesson 38, i cili u zbulua se ishte i vjedhur, dhe shuma prej 4,440 euro që konsiderohej se ishin të ardhura nga aktiviteti i tregtimit të drogës.

Shqiptari mori përsipër posedimin e drogës dhe armës. Pasi u dërgua në rajonin e policisë, 30 vjeçari u vu nën arrest për shitjen e lëndëve narkotike, posedimin e paligjshëm të armëve dhe marrjen e mallrave të vjedhura. Pas formaliteteve ligjore, i riu u dërgua në Burgun e Ravennas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat