Babai nga Podujeva kërcënon me armë dy djemtë, i konfiskohet një kallashinkov

Kronikë e zezë

Babai nga Podujeva kërcënon me armë dy djemtë, i konfiskohet një kallashinkov

Më: 30 gusht 2020 Në ora: 13:57
Foto ilustrim

Në stacionin policor në Podujevë është raportuar se një person ka kanosur me armë dy djemtë e tij

Policia ka njoftuar se nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një kallashnikov me tridhjetë fishekë.

“Është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka kanosur me armë dy viktimat meshkuj kosovar (djemtë e tij), njësiti policor nga i dyshuari ka konfiskuar një pistoletë me shtatë fishekë dhe një kallashnikov me tridhjetë fishekë”, njofton policia.

Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat