Arrestohen dy persona në Skenderaj, policia iu gjeti mulli për bluarje të drogës

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Skenderaj, policia iu gjeti mulli për bluarje të drogës

Më: 31 gusht 2020 Në ora: 10:25
Foto ilustrim

Dy persona janë arrestuar në Klinë të Poshtme të Skenderajt, pasi që gjatë kontrollit, policia u ka gjetur dhe konfiskuar një mulli për bluarje  të substancave narkotike dhe letra për mbështjellje të marihuanës.

Ngjarja ka ndodhur të shtunën, rreth orës 23:03.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe konfiskuar një mulli për bluarje të substancave narkotike dhe letra për mbështjellje të Marihuanës”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat