Arrestohet personi i cili hyri dje në një qebaptore në Malishevë dhe kanosi të pranishmit

Kronikë e zezë

Arrestohet personi i cili hyri dje në një qebaptore në Malishevë dhe kanosi të pranishmit

Më: 1 shtator 2020 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Policia ka arrestuar personin i cili kishte hyrë dje në një qebaptore në Malishevë dhe dyshohet se ka kanosur pronarin dhe mysafirët në lokal.

Sipas Policisë i dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit dhe pasi që iu është bërë testi ka rezultuar me 0.91 promil.

Pas intervistimit dhe me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Njoftim i plotë pa ndërhyrje:

KANOSJE
Fsh. Bellanicë, Malishevë 31.08.2020-17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte shkuar te lokali – qebaptorja pronë e viktimës mashkull kosovar të cilin e kishte kanosë së bashku me klientët që kishin qenë brenda. I dyshuari kishte qenë nën ndikim të alkoolit  të cilit ju ka bërë matja me alkotest e cila ka rezultuar 0.91 promil. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat