Aksident në Lluzhan të Podujevës, 3 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Lluzhan të Podujevës, 3 të lënduar

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 19:28
Foto nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 18:30 në rrugën nacionale Prishtinë – Podujevë, më saktësisht në fshatin Lluzhan.

Në këtë aksident janë përfshirë dy veturë, ku për pasojë kanë mbetur të lënduar tre persona. Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Rreth orës 18:30, në magjistralen Prishtinë-Podujevë, në fshatin Lluzhan, ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime. Të lënduarit janë nisur në drejtim të Prishtinës për tretman mjekësor”, ka thënë Krasniqi.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e përplasjes së këtyre veturave.

Sipas statistikave ditore të Policisë së Kosovës, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 55 aksidente trafiku, prej tyre 20 kanë rezultuar me persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat