Pejë, arrestohet personi i cili kishte bërë kontrabandim me emigrantë

Kronikë e zezë

Pejë, arrestohet personi i cili kishte bërë kontrabandim me emigrantë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 15:27
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë, ka njoftuar se ka arrestuar personin e kërkuar me urdhëresë nga Gjykata Themelore në Pejë, i cili ishte i dënuar për veprën penale ‘Kontrabandim me Emigrant’.

Në njoftim thuhet se, njësitet relevante të Stacionit Policor Istog, pas një pune operativo-hetimore kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin L. S. i lindur me 1973, M/Kosovar i cili është i dënuar për këtë vepër penale.

Policia bën të ditur se i njëjti pas arrestimit është dërguar në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 18 muaj e 17 ditë burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat