Goditi disa herë me thikë bashkëshorten, të dyshuarit në Skenderaj i caktohet sot masa e paraburgimit

Kronikë e zezë

Goditi disa herë me thikë bashkëshorten, të dyshuarit në Skenderaj i caktohet sot masa e paraburgimit

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 10:46
Ilustrim

Lëndime të rënda trupore mori një grua në Skenderaj, pasi u godit me armë të ftohtë (thikë) disa herë radhazi nga bashkëshorti i saj.

Rasti në fjalë i cili ndodhi dje, është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti.

Zaiti deklaroi se rasti është trajtuar si ‘Tentim Vrasje’ dhe se i dyshuari është në ndalim policor.

Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Valon Preteni deklaroi për media se është bërë kërkesë për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarit që besohet se ka goditur bashkëshorten disa herë radhazi me thikë.

“Është bërë kërkesa për caktim të paraburgimit dhe rasti në fjalë është cilësuar si tentim-vrasje. Sot pritet të mbahet seanca për caktimin e kësaj mase”, tha ai.

Ndryshe thuhet se i njëjti goditi viktimën 10 herë radhazi me thikë në pjesën e gjoksit dhe disa pjesë të tjera të trupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat