Rryma e mbyt një punëtor në Suharekë

Kronikë e zezë

Rryma e mbyt një punëtor në Suharekë

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 18:31
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Reshtan të Suharekës ku një person ka vdekur pas një kontakti me telat e rrymës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaban Osmanollaj ka thënë se viktima ka qenë punëtor i ndërtimtarisë. Si pasojë e kontaktit me rrymën 47-vjeçari ka humbur jetën.

Zëdhënësi Osmanollaj ka thënë se vdekja e viktimës është konfirmuar nga mjekët, ndërsa rasti është duke u trajtuar si vdekje e dyshimtë.

Viktima i moshës 47-vjeçare ishte punëtor i ndërtimtarisë kurse ishte duke punuar në kulmin e një shtëpie kur ka hasur në telat e rrymës.

“Incidenti ka ndodhur rreth orës 13:40. Dyshohet se viktima ka hasur në kontakt me tensionin e lartë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat