Arrestohen dy persona në Pejë, policia iu gjeti drogë në veturë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Pejë, policia iu gjeti drogë në veturë

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 09:58
Foto ilustrim

Policia e Kosovës dje në Pejë ka ndaluar një veturë në të cilën gjendeshin tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku dy prej tyre janë arrestuar.

Gjatë kontrollit në bagazh është gjetur dhe konfiskuar 20.3gram substancë e dyshuar narkotike po ashtu është konfiskuar edhe vetura e të dyshuarve.

Dy të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat