Rrahje mes një gruaje dhe një burri në një plazh të Malit të Zi

Kronikë e zezë

Rrahje mes një gruaje dhe një burri në një plazh të Malit të Zi

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 12:12

 

Një video tronditëse që tregon një përballje fizike midis një gruaje të moshuar dhe një burri gjatë një qëndrimi në një nga plazhet në Malin e Zi, trazoi rrjetet sociale.

Gjegjësisht, videoja fillon me një burrë që godet me duar një grua në fytyrë, e cila hakmerret me të njëjtën masë, duke e grushtuar në fytyrë. Me sa duket, konfrontimi fizik filloi kur burri e shau gruan.

Burri përdori grushtet gjatë sulmit ndaj gruas dhe e godiste atë sa herë që ajo i afrohej. E revoltuar me sjelljet e mashkullit, gruaja u hakmor me grushte dhe pantofla në një moment, transmeton Telegrafi.

Ajo që ishte edhe më shqetësuese ishte fakti se vetëm një grua u përpoq të parandalonte përballjen e tyre, ndërsa të tjerët qeshën, komentuan dhe filmuan gjithë ngjarjen.

Rrahja e turistëve të cilët erdhën në Mal të Zi nga një prej vendeve në rajon, u publikua në faqen e Instagram “Podgorica Time Machine”. Siç thuhet në komentet nën video, ka të ngjarë të jenë turistë nga Serbia dhe Bosnja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat