Aksident në Gllamnik të Podujevës, përfshihen një kamion dhe një veturë

Kronikë e zezë

Aksident në Gllamnik të Podujevës, përfshihen një kamion dhe një veturë

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 22:41
Aksident në Gllamnik të Podujevës, përfshihen një kamion dhe një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte rreth orës 21:30 në magjistralen Podujevë – Prishtinë, përkatësisht në fshatin Gllmanik.

Sipas pamjeve, shihet se në këtë aksident janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

Përveç dëmeve materiale, në këtë përplasje automjetesh nuk raportohet për persona të lënduar.

Ekipet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i hetuar shkaqet e këtij aksidenti.

Sipas statistikave ditore të PK-së, vetëm dje në nivel vendi kanë ndodhur 46 aksidente trafiku, 1 prej tyre me fatalitet dhe 21 të tjerë me persona të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat