Arrestohet personi që dyshohet se theri me thikë të miturin, në qendër të Pejës

Kronikë e zezë

Arrestohet personi që dyshohet se theri me thikë të miturin, në qendër të Pejës

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 07:40
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person nën dyshimin se theri me thikë një të mitur, sonte rreth orës 22:15, në qendër të Pejës.

Nga Policia rajonale e Pejës, thanë se edhe i dyshuari është i mitur po ashtu.

“Policia ka arritur ta arrestojë personin e dyshuar dhe i njëjti gjendet në objektin e stacionit policor në Pejë. Vlen të ceket se edhe viktima edhe i dyshuari janë të mitur”, thanë nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat