Gjendet i vdekur roja i një autoservisi në autostradën Tiranë-Durrës

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur roja i një autoservisi në autostradën Tiranë-Durrës

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 09:19
Autostrada

Një 58-vjeçar, që punonte si roje e një autoservisi në autostradën Tiranë-Durrës është gjetur i vdekur nga kolegët e tij në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Shtetasi Y.D., është gjetur në vendin e tij të punës pa shenja jete, ndërkohë që nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat