U shkojnë në shtëpi dhe tentojnë t’i vrasin dy persona në Prishtinë

Kronikë e zezë

U shkojnë në shtëpi dhe tentojnë t’i vrasin dy persona në Prishtinë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 10:37
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së dy personave në Prishtinë, dy ditë më parë.

Sipas Policisë, nuk është raportuar për persona të lënduar, ndërsa në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e kalibrit 7.65 milimetra.

“Raportohet se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të shtëpisë së viktimave, një mashkull dhe një femër kosovarë. Nuk raportohet për të lënduar. Në vend ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një predhë e kalibrit 7.65 milimetra. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat