Keqtrajtoi fëmijën e saj, arrestohet nëna në Fushë Kosovë

Kronikë e zezë

Keqtrajtoi fëmijën e saj, arrestohet nëna në Fushë Kosovë

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 10:01
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Fushë Kosovë pasi që e njëjta është hasur duke e keqtrajtuar fëmijën e saj.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur të dielën pas mesnatës në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar një e dyshuara femër kosovare pasi e njëjta ishte hasur duke keqtrajtuar fëmijën e saj. Me urdhër të prokurorit fëmiu është dërguar në strehimore ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat