Koshare, policia gjen bimë të kanabisit të gjata deri në katër metra

Kronikë e zezë

Koshare, policia gjen bimë të kanabisit të gjata deri në katër metra

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:28
Kanabis

Policia po vazhdon të has në bimë narkotike në territorin e Kosovës.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Koshare, ku policia dje gjatë patrullimit hasi në një plantacion, shkruan lajmi.net.

Aty, sipas raportit të policisë kishte të mbjellura bimë narkotike, rreth 130 sosh që arrinin gjatësinë deri në katër metra.

Me urdhër të prokurorit, bimët janë shkulur dhe asgjësuar në vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat