Kapen me marihuanë dy persona në Mitrovicë, policia ua konfiskon edhe veturën

Kronikë e zezë

Kapen me marihuanë dy persona në Mitrovicë, policia ua konfiskon edhe veturën

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:52
Ilustrim

Me 504.5 gram lëndë narkotike të llojit marihuanë, dy persona u kapën duke lëvizur me veturë në fshatin Rashan të Mitrovicës.

Dy të dyshuarit u arrestuan pas kontrollit të policisë në veturën e tyre.

Policia njofton se me këtë rast, si provë materiale, është konfiskuar lënda narkotike, vetura, dy telefona mobilë dhe 200 euro para të gatshme.      

“Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat