Vrau kunatën në Bathore, arrestohet në Lushnje 31-vjeçari

Kronikë e zezë

Vrau kunatën në Bathore, arrestohet në Lushnje 31-vjeçari

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:48
Agron Tanushi

Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Agron Tanushi, i cili një ditë më parë vrau me armë zjarri ish-kunatën e tij, Jetmira Hasani 34-vjeçe.

Sipas asaj që njofton policia, autori është arrestuar në qytetin e Lushnjes, ndërsa është sekuestruar edhe arma e krimit.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga autori i vrasjes me armë zjarri të 34-vjeçares në Kamzë, Tiranë.

Sekuestrohet arma e zjarrit pushkë me të cilën autori kreu vrasjen.

Si rezultat i kontrolleve të pandërprera, përdorjes së metodave speciale të hetimit dhe pamundësisë së fshehjes më gjatë autori i dyshuar i vrasjes ka rënë në prangat e shërbimeve të policisë së Lushnjës dhe të DVP Tiranë , pasi ishte i rrethuar pa asnjë mundësi  largimi apo fshehjeje të mëtejshëme.

Menjëherë pas  njoftimit të marrë për një ngjarje të ndodhur për shkak të marrëdhënieve familjare në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme në Bathore, Kamzë, ku mbeti e vrarë me armë zjarri shtetasja  J. H, Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.5, Kamëz kanë ushtruar kontrolle të pandërprera  si dhe kanë përdorur metodat proaktive për të bërë të mundur lokalizimin e  vendndodhjes së autorit.

Si rezultat i trysnisë së ushtruar nga ana e Policisë duke kryer kontrolle të shtuara e të pandërprera në dhjetëra objekte, banesa, hotele, dhe godina të braktisura, informacioneve të grumbulluara,  bashkëpunimit me familjarët, bashkëpunimit me Komisariatin e Policisë Lushnje  dhe falë metodave proaktive mëngjezin e sotëm u bë lokalizmi i vendndodhjes së autorit , i cili fshihej në një lagje në Lushnje.

Pas disa orë kërkimesh,  para pak minutash  autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi A. T., 31 vjeç, u vu në pranga  nga  shërbimet e  Komisariatit të  Policisë Lushnje dhe të DVP Tiranë që e kishin mbajtur të rrethuar zonën ku ishte lokalizuar vendndodhja e tij.

 Ky shtetas si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta  ka vrarë me armë zjarri ish –kunatën e tij shtetasen  J. H., 34 vjeçe.

 Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat