Ky është polici që dyshohet se rrezikoi qytetarët në Gjakovë kur gjuajti me armë zjarri në drejtim të motoçiklistit

Kronikë e zezë

Ky është polici që dyshohet se rrezikoi qytetarët në Gjakovë kur gjuajti me armë zjarri në drejtim të motoçiklistit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 13:45
foto ilustrim

Arban Lajqi është zyrtari policor që dyshohet se shkrepi së paku tre plumba në drejtim të motoçiklistit, i cili tentoi të ikte së bashku me një motoçiklist tjetër, të dielën në Gjakovë.

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka konfirmuar  se përdorimi i armës nga ana e zyrtarit të PK-së Arban Lajqi, dyshohet se nuk ka qenë e domosdoshme në atë situatë.

I njëjti dyshohet se me shkrepjen e plumbave rrezikoi qytetarët përreth, të cilët për fat të mirë përfunduan në murin e një banese private. 

Siç rezulton nga provat e grumbulluara deri më tani dhe dëshmitarët okularë, polici Lajqi që dyshohet se shtiu nga mbrapa motoçiklistin jo vetëm që nuk u kujdes për jetën e këtij të fundit, por rrezikoi edhe kalimtarët e tjerë, sepse plumbat u shkrepën në sipërfaqe që krijon rikoshetë dhe nuk mund të kontrollohet rreziku.

Motoçiklistët I.K., dhe Ç.C., nga Rahoveci u arrestuan dhe u ndaluan me urdhër të prokurorit. Ndaj njërit prej të dyshuarve është hapur rasti “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa ndaj të dyshuarit tjetër rasti për “kundërvajtje”.

Ndërsa ndaj policit është hapur rasti “përdorimi i armës në mënyrë të rrezikshme”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat