Aksidenti ku vdiq një i ri në Prizren, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Kronikë e zezë

Aksidenti ku vdiq një i ri në Prizren, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 14:29
Ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, ndaj S.T. nga fshati Piranë, Komuna e Prizrenit, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “rrezikimi i trafikut publik”.

Masa e paraburgimit do të llogaritet prej datës, 11.09.2020 dhe do të zgjasë deri më datën 10.10.2020.

I pandehuri në ditën kritike ishte duke lëvizur në rrugë me automjet bujqësor dhe nuk i kishte ndërmarrë masat e duhura për ndriçimin e automjetit, ku ishte goditur me veturën Mercedes të cilën e kishte vozitur i ndjeri me inicialet B.G.

Me këtë rast i ndjeri me veturën e tij pas goditjes kishte kaluar në shiritin e kundërt të rrugës ku më pas ishte goditur nga një automjet tjetër. Nga ky aksident mbeti i lënduar edhe F.B. si dhe pasagjeri i kamionit Mercedes.

Në njoftimin e gjykatës thuhet se për shkak të ndikimit të këtij rasti në opinion e sidomos mënyra e kryerjes së kësaj vepre penale, pasi që i pandehuri kishte vepruar në kundërshtim me rregullat e trafikut rrugor, andaj lënia në liri e të pandehurit do të kishte ndikim negativ në rrethin ku jeton.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat