Babë e bir dënohen me 26 vjet burg për vrasjen e para 10 viteve në Podujevë

Kronikë e zezë

Babë e bir dënohen me 26 vjet burg për vrasjen e para 10 viteve në Podujevë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:16
foto ilustrim

Pas kthimit të rastit në rigjykim për të tretën herë, Gjykata Themelore në Prishtinë, të mërkurën, sërish i ka shpallur fajtorë të akuzuarit, Senad dhe Qëndrim Begu për vrasje të rëndë, vrasje në tentativë si dhe për armëmbajtje pa leje. Qëndrim Begu është dënuar me 17 vite burgim, kurse Senad Begut i është shqiptuar dënim unik në kohëzgjatje prej 9 vitevesh.

I pandehuri Qëndrim Begu, po akuzohet se më 1 mars 2012, në Podujevë, e ka vrarë Sevdaim Sinanin, pas një mosmarrëveshje që kishin pasur lidhur me një borxh. Po ashtu, sipas aktakuzës, ai kishte shtënë edhe në drejtim të Kajtaz Sinanit, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në aktakuzë thuhet se revolen me të cilën kishte shtënë e kishte marrë nga babai i tij, Senad Begu, i cili më pas ia kishte marrë armën djalit të tij dhe kishte shtënë në drejtim të të dëmtuarve Gëzim dhe Adile Sinani, duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Bashkë me ta akuzohej edhe Xh. A., por për të ka pushuar procedura penale, meqë i njëjti ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat