Tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro ryshfet, ky është vendimi që u mor ndaj pejanit

Kronikë e zezë

Tentoi t’i korruptojë policët me 50 euro ryshfet, ky është vendimi që u mor ndaj pejanit

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 16:41
Foto Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti për Krime të Rënda ka dënuar me gjashtë muaj burg  të akuzuarin E.R për shkak të veprës penale dhënie të ryshfetit.

E.R. më datë 13.09.2020, rreth orës 23:20, në Vitomoricë të Pejës, ka tentuar t’u japë 50 euro ryshfet zyrtarëve policorë, pas konstatimit përmes alkool testit se i pandehuri ka qenë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. I njëjti është arrestuar nga ana e policisë ndërsa kartëmonedha është sekuestruar.

“Ndaj të akuzuarit gjykata shqiptoi edhe dënim me gjobë prej 300 euro dhe me pëlqimin e të akuzuarit dënimi me burg i është shndërruar  në dënim me gjobë në shumë prej 500 euro, të cilin duhet ta paguajë brenda 30 ditësh, në të kundërtën dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet me dënim me burg, duke llogaritur një ditë burgim për çdo 20 euro të gjobës”.

Të akuzuarit i konfiskohet monedha në shumë prej 50 euro dhe e njëjta pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi urdhërohet që t’i alokohet mjeteve të buxhetit të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat