Aksident i rëndë afër Prishtinës/Përplaset vetura me kamion, një grua në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë afër Prishtinës/Përplaset vetura me kamion, një grua në gjendje të rëndë

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 17:14
Foto nga vendi i ngjarjes

Një grua ka marrë lëndime të rënda gjatë një aksidenti që ndodhi para pak minutash në rrugën magjistrale Prishtinë-Podujevë.

Sipas Policisë, në aksident kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një kamion transportues.

“Rreth orës 14:00, në rrugën Prishtinë-Podujevë ka ndodhur një aksident i konunikacionit rrugor në mes të një automjeti transportues (kamion) dhe një veture. Bazuar në të dhënat fillestare nje person i gjinisë femërore është e lënduar rëndë.  Me rastin po merren hetuesit e njësitit të trafikut”, ka thënë Flora Ahmeti.

Duhet theksuar se rruga Prishtinë-Podujevë është mjaft e ngarkuar dhe aksidentet janë të shumta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat