Vrasje në tentativë në Prizren

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Prizren

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 11:40
Foto ilustrim

Një person ka raportuar dje në polici se përderisa ishte duke lëvizur me veturë një i panjohur ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja plumbash, ndërsa përveç dëmeve materiale të veturës nuk ka persona të lënduar.

Nuk raportohet për ndonjë të arrestuar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Rr.Nora Kelmendi, Prizren, 16.09.2020-20:15. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëvizur me veturë, i dyshuari mashkull kosovar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar përveç dëmit të shkaktuar në veturë. Në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar tre gëzhoja. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat