Vodhën veturën në Mitrovicë të Jugut, aksidentohen në Zveçan

Kronikë e zezë

Vodhën veturën në Mitrovicë të Jugut, aksidentohen në Zveçan

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 12:07
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar së është vjedhur një veturë në Mitrovicë të Jugut.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, personat e dyshuar kanë ikur në drejtim të Mitrovicës së Veriut dhe kanë shkaktuar një aksident trafiku në Zveçan.

“Ankuesi mashkull kosovar raporton se dy të dyshuar meshkuj kosovarë ja kanë marrë veturën e ti me targa të Zvicrës dhe se te njëjtit kanë ikur në drejtim të Mitrovicës së Veriut. Sipas ankuesit vlera e veturës është 50.000 euro. E njëjta veturë ka shkaktuar aksident trafiku në Zveçan. Të dyshuarit janë arrestuar nga Policia dhe me vendim të prokurorit pas tretmanit mjekësor për shkak të aksidentit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia njofton se rasti ka ndodhur rreth orës 15:35.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat