Në bashkëpunim me FBI-në, arrestohen 3 persona për krime kibernetike në Kosovë

Kronikë e zezë

Në bashkëpunim me FBI-në, arrestohen 3 persona për krime kibernetike në Kosovë

Më: 17 shtator 2020 Në ora: 17:40
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës tha të enjten se ka arrestuar tre të dyshuar për përfshirje në krime kibernetike.

Në një njoftim të policisë thuhet se “pas një hetimi të gjatë dhe në bashkëpunim me autoritetet amerikane, konkretisht me Byronë Federale të Hetimeve (FBI) ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale ”Hyrje në Sistem Kompjuterik”.

Të dyshuarit, thuhet në njoftim, “ishin pjesë e një grupi hakerësh. Ata shënjestëronin platforma të ndryshme online të cilat posedonin të dhëna kompjuterike të ndjeshme. Pastaj, në bashkëveprim me njëri tjetrin përmes sistemeve kompjuterike kanë krijuar një platformë online e qasshme vetëm në DARKËEB (faqe të fshehura që përdoren për qëllime të paligjshme) dhe përmes saj është kryer veprimtari e paligjshme kibernetike”.

Sipas policisë “në këtë platformë të dyshuarit në vazhdimësi kanë vendosur dhe shitur të dhëna të ndryshme elektronike, të cilat paraprakisht i kanë siguruar përmes veprimeve të paligjshme online, si kredit kartela të vjedhura në shumë shtete të botës, viruse të ndryshëm kompjuterik, “mjete” për sulme kibernetike, e-mail adresa dhe fjalëkalime, numra të telefonit si dhe të dhëna tjera, që kanë mundësuar edhe kryerjen e veprimtarive tjera kriminale”.

Sipas policisë, të arestuar janë E.J, dhe Ç.B, të lindur në vitin 1998 dhe V.S, i lindur në vitin 1996. Gjatë operacionit të arrestimeve janë kryer bastisje dhe janë sekuestruar disa kompjuterë dhe mjetë tjera të shfrytëzuara nga të arrestuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat