Arrestohen hajnat që vodhën mbi 10 revole nga poligoni i gjuajtjes në Novobërdë

Kronikë e zezë

Arrestohen hajnat që vodhën mbi 10 revole nga poligoni i gjuajtjes në Novobërdë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 00:14
Foto ilustrim

Janë arrestuar tre persona të cilët dyshohet se para disa ditësh kanë vjedhur mbi 10 revole nga një poligon i gjuajtjes në fshatin Koretishtë të Novobërdës.

Mësohet se të dyshuarit janë M.S 44-vjeçar, M.B 46-vjeçar dhe L.Sh 21-vjeçar.

Me aktvendim të prokurores kujdestare, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Rasti i cili nga Policia po cilësohet si “Vjedhje e rëndë. Mbajtje në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës”, është nën hetime.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat