Tentoi të vrasë me armë zjarri një person, prangoset 40-vjeçari në Kavajë

Kronikë e zezë

Tentoi të vrasë me armë zjarri një person, prangoset 40-vjeçari në Kavajë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 11:40
Ilustrim

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më 13 gusht, tek Mali Robit në Golem.

Kapet dhe ndalohet 40-vjeçari i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”, pasi ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e zjarrit.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë, në drejtimin e Prokurorisë, falë një pune intensive hetimore dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë të mundur dokumentimin ligjor si dhe ndalimin e autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasin: Dritan Kolaveri, 40 vjeç, banues në Tiranë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 13.08.2020, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E.Xh.” – njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat