Nusja u ngacmua seksualisht nga vjehrri e më pas u dhunua nga burri, dy të arrestuar

Kronikë e zezë

Nusja u ngacmua seksualisht nga vjehrri e më pas u dhunua nga burri, dy të arrestuar

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 07:53
Foto ilustrim

Dy persona kanë përfunduar në pranga në Pejë, pasi akuzohen për ngacmim seksual dhe dhunë në familje.

Në këtë rast vjehrri kishte ngacmuar seksualisht renë, kurse djali e kishte rrahur gruan e tij.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori i rastit Ersan Qavolli.

“Po janë arrestuar dy të dyshuarit. I biri është arrestuar për dhunë në familje ndërkaq babai është arrestuar se ka ngacmuar seksualisht nusen e djalit. Nesër pritet të mbahet seanca dëgjimore, ku pritet të caktohet edhe masa e paraburgimit”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat