748 gjoba u shqiptuan në orët e fundit për mos-respektim të masave anti-COVID

Kronikë e zezë

748 gjoba u shqiptuan në orët e fundit për mos-respektim të masave anti-COVID

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 10:34
Foto ilustrim

Kosova vazhdon të përballet me situatën e krijuar nga pandemia COVID-19.

Si pasojë e kësaj, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka shqiptuar 748 gjoba në bazë të ligjit anti-COVID.

Që nga votimi në Kuvendin e Kosovës, zyrtarët policorë kanë vazhduar me shqiptimin e gjobave të shumta për mos-respektim të këtij ligji.

Duhet përkujtuar që një nga veprimet më të shpeshta për të cilat edhe po shqiptohen këto gjoba është mos-bartja e maskës, gjë që është obligative bazuar në vendimet e marra muajve të fundit nga Qeveria e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat