Vrau vjehrrën dhe burrin në bashkëpunim me dashnorin, Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësit

Kronikë e zezë

Vrau vjehrrën dhe burrin në bashkëpunim me dashnorin, Prokuroria kërkon burg përjetë për vrasësit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 17:04
Hysnie Hoxhallari dhe Kasëm Pirjasi

Prokuroria ka kërkuar burg përjetë për Hysnie Hoxhallarin dhe Kasëm Pirjasin, të akuzuar për vrasjen dhe djegien e Selkie dhe Olsi Hoxhallarit, nënë e bir. Viktimat janë vjehrra dhe bashkëshorti i 32 vjecares, e cila kishte një lidhje të fshehur jashtë martesore me Kasëm Pirjasin, 26 vjeç.

Në vitin 2018, ku u shfaq në sallën e gjyqit për të rrëfyer krimin, Kasëm Pirjasi u shpreh: “I vrava se nuk takoja dot Hysnijen”. Ndërsa Hysnije Hoxhallari ka pranuar se nuk ka gisht në vrasje.

“Unë nuk kam gisht në vrasje. Kam fshirë hanxharin dhe njoftova policinë se ka rënë zjarr në banesë në orët e para të mëngjesit,”- ka thënë e dashura e vrasësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat