Goditet nga vetura, vdes 83 vjeçari në Kamenicë

Kronikë e zezë

Goditet nga vetura, vdes 83 vjeçari në Kamenicë

Më: 22 shtator 2020 Në ora: 09:02
Foto Ilustrim

Një burrë i moshuar, 83 vjeçar (1937) ka humbur jetën pas një aksidenti në trafik mbrëmjen e së hënës në Kamenicë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

Sipas tij, vdekjen e të aksidentuarit e ka konstatuar mjeku, ndërsa trupi i tij është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hashani po ashtu tha se i dyshuari është ndaluar në stacion të policisë për 48 orë.

“Ka humb jetën një i moshuar. Aksidenti ka ndodh rreth mbrëmë rreth orës 19:00. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. i dyshuari është ndal për 48 orë. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar”, ka thënë Hashani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat